Aktualitet

'Do ta pres kokën'/ Arrestohet shqiptari në Itali, përndoqi vajzën dhe ish-gruan, sherri në lokal e 'fundos'

Burri ishte kthyer nga Shqipëria në Como me një qëllim: të përndjekte vajzën e tij. 

27 Tetor 2022, 08:17 Nga A.B
'Do ta pres kokën'/ Arrestohet shqiptari në Itali,
Policia

ITALI - Një 60-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka përndjekur dhe kërcënuar me jetë vajzën e tij. Mediat italiane shkruajnë se burri ishte kthyer nga Shqipëria në Como me një qëllim: të përndjekte vajzën e tij. 

Ai e kërcënonte duke ia bërë të pamundur jetën, i bindur se ajo dhe nëna e saj ishin përgjegjëse për dështimet e saj. Sjellja e tij kishte bërë që gruaja e tij ta largonte nga shtëpia dhe ai ishte kthyer në Shqipëri. Kështu në qershor ai vendosi të kthehej në Itali dhe të shfrynte zemërimin e tij mbi të vetmin person që arriti të gjente: vajzën e tij 34-vjeçare, punonjëse e një bari në Como. 

Çdo dy-tre ditë ai shkonte tek ajo, e kërcënonte. Një ditë burri thirri policinë në lokal duke pretenduar se askush nuk donte t'i shërbente. Pasi policia e shoqëroi në komisariat, ai ka bërtitur dhe kërcënuar rëndë të bijën, duke i premtuar se do t'i “priste kokën” nëse do të bënte denoncim. 

Kështu prokurori i Comos, pasi ka dëgjuar dëshmitë e punëdhënësit, vëllait dhe nënës së gruas, ka kërkuar dhe ka marrë urdhrin e kujdestarisë. 60- vjeçari u ndalua në Malpensa teksa po tentonte të kthehej në Shqipëri dhe u dërgua në burg.

arrestohet shqiptari ne ital itali

Sondazh

Poll