Bota

Ekspertët ushtarakë në alarm: Gjenerali famëkeq rus po përgatit skenarin sirian në Ukrainë

Surovikin në sulmin e fundit shënjestroi strukturat energjetike të Ukrainës dhe rrugët kryesore tokësore. Sulmet e fundjavës çuan në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, duke lënë më shumë se një milion familje pa energji elektrike. 

27 Tetor 2022, 08:09 Nga e.k
Ekspertët ushtarakë në alarm: Gjenerali famëkeq rus po
Sergei Surovikin dhe Vladimr Putin

RUSI-Gjenerali i sapoemëruar rus Sergei Surovikin i cili njihet për metodat brutale të tij në luftë, duket se po përgatitet për një ofensivë të re në Ukrainë duke përdorur atje të njëjtin skenar brutal si në luftën e Sirisë ku ai drejtonte ushtrinë. Ekspertët ushtarakë kanë ngritur alarmin sa i përket taktikave të tij.  "Taktikat e tij të luftës shkelin plotësisht rregullat e luftës, por fatkeqësisht janë dëshmuar efektive në Siri. Si strateg lufte, ai ka një rekord efektiviteti sado të poshtër," i tha Politico një oficer i lartë i inteligjencës ushtarake britanike.

Surovikin në sulmin e fundit shënjestroi strukturat energjetike të Ukrainës dhe rrugët kryesore tokësore. Sulmet e fundjavës çuan në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin, duke lënë më shumë se një milion familje pa energji elektrike. 

"Këto janë sulme të ndyra ndaj objekteve kritike. Bota mund dhe duhet ta ndalojë këtë terror," tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi se sulmi i fundit i Rusisë ishte shumë brutal. Gjithashtu, ai tha se trupat ukrainase nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të rrëzuar të gjithë dronët rusë, por se tashmë po rrëzojnë "shumicën". 

"Sigurisht, ne nuk kemi aftësi teknike për të rrëzuar 100 për qind të raketave dhe dronëve rusë. Jam i sigurt se këtë do ta arrijmë gradualisht, me ndihmën e partnerëve tanë. Tashmë po rrëzojmë shumicën e raketave të lundrimit, shumica e dronëve”, shtoi Zelensky.

Një këshilltar i Pentagonit thotë se kthimi nga Irani i Sergeit për të ndihmuar ushtrinë ruse është një shenjë e dobësisë së ushtrisë në këto momente. Fakti që ata përdorin drone iraniane do të thotë se atyre po u mbarojnë raketat. Kherson është i vetmi kryeqytet rajonal që rusët arritën të pushtonin që nga fillimi i luftës.

"Nga pikëpamja e gjeometrisë së fushëbetejës, është një pozicion i tmerrshëm për rusët," tha Jack Watling, një ekspert i luftës tokësore në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të Britanisë./Dosja.al

lufta ne ukraine vladimir putin sergei surovikin

Sondazh

Poll