Aktualitet

VD- Pamjet brenda shtëpisë së fëmijës në Sarandë! Banjot në kushte mizerabël, s'kanë as dyer

Bllofin e bashkisë që tentoi të mbulojë ngjarjen e përforcuan edhe masat e Policisë së Vlorës.

26 Tetor 2022, 23:38 Nga k.m.
VD- Pamjet brenda shtëpisë së fëmijës në
Banjot e shtëpisë së fëmijës

Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshme të të miturit të shtëpisë së fëmijës Sarandë, ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Stela Doko. Kjo lëvizje vjen pasi bashkia e drejtuar nga Adrian Gurma i quajti të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim. Por dorëheqja e drejtoreshës, e bën edhe Bashkinë e Sarandës të gëlltisë të pëgërat e veta.

Bllofin e bashkisë që tentoi të mbulojë ngjarjen e përforcuan edhe masat e Policisë së Vlorës, të mërkurën e kaluar.

Materialet u referuan në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset Stela Dako, 58 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pula” dhe Raviola Beqiraj, 29 vjeçe, me detyrë psikologe në këtë institucion, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. 

Gjithashtu, Drejtori i Policisë Vlorë pezulloi nga detyra punonjësin e policisë, Alfred Shumbuli, oficer i Patrullës në Komisariatin e Policisë Delvinë. Ndaj këtij të fundit nisi edhe hetimi disiplinor. 

“Stop” dha sot edhe pamje të ambienteve të brendshme të shtëpisë së fëmijës në Sarandë.

“Çfarë tmerri, çfarë kushtesh. Prisni, s’keni parë gjë akoma”, u shpreh drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra./tvklan.al

shtepia e femijes ne sarande sarande

Sondazh

Poll