Aktualitet

Hyri brenda “shtëpisë së barit” dhe tentoi të vidhte kanabisin, si e vrau banda shqiptare 23-vjeçarin (DETAJE)

Ai dhe tre burra të tjerë thuhet se kanë udhëtuar nga Londra për të vjedhur shtëpinë e barit. Por "të zotët", menjëherë pasi u lajmëruan për vjedhjen shkuan për t'u dhënë hajdutëve një mësim.

26 Tetor 2022, 23:02 Nga DOSJA
Hyri brenda “shtëpisë së barit” dhe tentoi të
Shqiptarët

BRITANI E MADHE- Anëtarët e një bande shqiptare të drogës rrahën për vdekje një burrë duke përdorur shkop bejsbolli, tulla dhe shkop bambuje, pasi ai u përpoq të vidhte nga "ferma" e tyre e kanabisit. Ky është varianti i Prokurorisë për rastin e vdekjes së 23-vjeçarit Tomasz Waga. Ai dhe tre burra të tjerë thuhet se kanë udhëtuar nga Londra për të vjedhur shtëpinë e barit. Por "të zotët", menjëherë pasi u lajmëruan për vjedhjen shkuan për t'u dhënë hajdutëve një mësim.

Hyri brenda “shtëpisë së barit” dhe tentoi të

Në adresë grupi i armatosur dyshohet se ka kryer një "sulm brutal" ndaj Waga dhe bashkëpunëtorit të tij Carl Davies, por duke i marrë jetën të parit. Më pas, Waga besohet se është futur në një Mercedes argjendi, ku ai është marrë në pyetje për informacion dhe i kanë grabitur paratë dhe telefonin e tij përpara se të nxirrej nga makina dhe të lihej që të jepte shpirt në rrugë. 

Hyri brenda “shtëpisë së barit” dhe tentoi të

Gledis Mehalla, Mihal Dhana, Mario Qato, Josif Nushi dhe Hysland Aliaj gjykohen nga Newport Crown Court. Dy prej tyre janë ende në kërkim dhe për informacion në lidhje me ta, policia britanike ka vënë një shpërblim prej 100,000 paund.

“Në vitin 2020, një bandë e organizuar kriminale me shtetas shqiptarë hapën një fabrikë kanabisi në zonën e Cardiff. Ishte aq e suksesshme dhe me përfitim sa që anëtarët e bandës ishin të përgatitur për ta mbrojtur, me çdo kusht. Vendosmëria e tyre për të mbrojtur të korrat e tyre erdhi pas orës 22:30, më 28 janar 2021, ku këta 5 të pandehur së bashku me të tjerë, vranë Tomasg Waga, një i ri që kishte si qëllim të vidhte kanabisin në fabrikën e Newport Road,”- tha akuza në sallën e gjyqit.

Hetuesi tha se të dhënat telefonike tregojnë se ishte Aliaj ai që njoftoi kolegët e tij të bandës se vjedhja po ndodhte përpara se të arratisej nga një dritare në katin e poshtëm. Ndërkohë që shtoi se bëhej fjalë për një "mall" me vlerë rreth 120,000 £.

Duke përshkruar lëndimet e të ndjerit, hetuesi Greg Bull tha: Ai duhej të pësonte 25 vende të lëndimit në kokë dhe gojë, mavijosje në gjoks me dëmtime në brinjën e shtatë, të tetë dhe të 10-të. Ai kishte shtatë vende të lëndimeve në krahë dhe një shkallë të ënjtjes dhe mavijosjes në tru. Waga nuk vdiq menjëherë nga rrahja që mori.

Mehalla u ekstradua përfundimisht nga Shqipëria dhe Aliaj nga Gjermania, kjo pasi ADN-ja e këtij të fundit u gjet brenda mjetit "Benz". Megjithatë Palluci dhe Elezi ende nuk janë gjetur. Ndaj gjyqi ende vazhdon./ times-series.co.uk

gledis mehalla mihal dhana mario qato josif nushi hysland aliaj tomasz waga

Sondazh

Poll