Bota

Aksion në veri të Kosovës, arrestohet një serb, i gjendet arsenal armësh e mijëra euro në banesë 

Po ashtu ai ka shtuar se në këtë bastisje janë sekuestruar 4 granata dore, rreth 12 mijë euro, 1 armë automatike AK-47 me 200 fishekë, lloje të ndryshme municioni, si dhe radiolidhje e paijsje tjera ndihmëse.

26 Tetor 2022, 23:07 Nga I.A
Aksion në veri të Kosovës, arrestohet një serb, i gjendet
Granata

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka bastisur një baneësë në fshatin Leshak të Leposaviçit. Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla shkruan se nga operacioni i policisë është arrestuar një person i kombësisë serbe në Kosovë. Po ashtu ai ka shtuar se në këtë bastisje janë sekuestruar 4 granata dore, rreth 12 mijë euro, 1 armë automatike AK-47 me 200 fishekë, lloje të ndryshme municioni, si dhe radiolidhje e paijsje tjera ndihmëse.

Postimi i Plotë:

Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tone.

xhelal sveçla policia aksion ne veri te kosove

Sondazh

Poll