Bota

Votohet qeveria e re në Beograd, ministrat betohen për ruajtjen e Kosovës si territor të Serbisë

rnabiç në betimin e saj, që u përsëript dhe nga ministrat, u zotërua që do të respektojë Kushtetutën e Serbisë dhe do të angazhohet për ruajtjen e Kosovës.

26 Tetor 2022, 20:43 Nga d.a.
Votohet qeveria e re në Beograd, ministrat betohen për ruajtjen e
Qeveria serbe

SERBI- Ministrat e Qeverisë së re të Serbisë kanë bërë betimin sot në mbrëmje në Asamblenë Kombëtare, ku u mbajt një seancë speciale ku kryeministrja Ana Brnabiç e prezantoi programin e saj.

Sipas mediave serbe, Brnabiç në betimin e saj, që u përsëript dhe nga ministrat, u zotërua që do të respektojë Kushtetutën e Serbisë dhe do të angazhohet për ruajtjen e Kosovës.

"Betohem për besnikërinë time ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem në nderin tim se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, se do t'i kryej detyrat e mia si anëtar i Qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe do të angazhohem për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë"- ishin fjalët e betimit.

Sipas propozimit të dërguar në kuvend, qeveria e re përveç kryeministrit do të ketë edhe 28 ministra të tjerë, tre prej të cilëve janë pa portofol. Zëvendëskryeministri i parë do të jetë Ivica Daçiç, i cili do të jetë edhe shefi i diplomacisë, ndërsa nënkryetarët e propozuar janë ministri i Financave Sinisha Mali, Ministrja e Kulturës Maja Gojkoviç dhe Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, i cili deri më tani ishte kryetar i komunës së Novi Sadit. Ministrja e Drejtësisë Maja Popoviç, Ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit Irena Vujoviç, Ministri i Arsimit Branko Ruziç dhe Ministri i Kujdesit për Fshatin Milan Krkobabiç mbajtën postet dhe portofolet e tyre ministrore.

Shefi i mëparshëm i diplomacisë, Nikola Selakoviç, do të kalojë në pozitën e ministrit të Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisiç Tepavçeviç do të jetë përgjegjëse për kujdesin ndaj familjes dhe demografisë, ndërsa Tomislav Momiroviç nga trafiku në departamentin e tregtia e brendshme dhe e jashtme.

Ministrat e rinj në qeveri që tashmë kanë mbajtur poste publike janë ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiç, i cili deri më tani ishte në krye të BIA-s, ministri i Ekonomisë Rade Bast i cili doli nga pozita e drejtorit të “Elektrocentraleve të Beogradit”. Ministër i Transportit do të jetë Goran Vesiç, nënkryetari i fundit i Komunës së Beogradit.

Fytyrat e reja në qeveri do të jenë ministrja e Bujqësisë, Jelena Tanaskovic, e cila vjen nga pozita e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe Dubravka Đedović Negre, e cila vjen nga pozita e anëtares së Bordit Ekzekutiv të NLB Komercijalna banka merr përsipër energjinë.

Qeveria e tretë e Ana Brnabiç do të ketë tre ministra pa portofol, përkatësisht Novica Tonçev dhe Gjorgje Miliçeviç nga SPS, si dhe Edin Đerlek, ish-zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim.

betohet qeveria serbe ana brnabiç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll