Bota

Sllovenia "demaskon" Rusinë: Foto e publikuar nga Moska për të denoncuar ndërtimin e një 'bombe të pistë' në Ukrainë është e 2010

Përdorimi i kësaj fotografie është bërë "pa dijeninë e autoriteteve" të Sllovenisë, tha Dragan Barbutovski, këshilltar i kryeministrit Robert Golob. Më herët, qeveria sllovene bëri një sërë postimesh në Twitter, në anglisht, për të denoncuar faktin se fotografia e përdorur nga Ministria e Jashtme ruse vinte nga Agjencia Sllovene e Mbetjeve Radioaktive (ARAO).

26 Tetor 2022, 21:00 Nga d.a.
Sllovenia "demaskon" Rusinë: Foto e publikuar nga Moska për
foto e armeve

RUSI- Rusia ka përdorur një foto që daton në vitin 2010 nga Sllovenia për të mbështetur, nëpërmjet Twitter, pretendimet e saj për ndërtimin e një "bombë të pistë "në Ukrainë, tha sot qeveria sllovene.

Përdorimi i kësaj fotografie është bërë "pa dijeninë e autoriteteve" të Sllovenisë, tha Dragan Barbutovski, këshilltar i kryeministrit Robert Golob. Më herët, qeveria sllovene bëri një sërë postimesh në Twitter, në anglisht, për të denoncuar faktin se fotografia e përdorur nga Ministria e Jashtme ruse vinte nga Agjencia Sllovene e Mbetjeve Radioaktive (ARAO).

Të hënën, Ministria e Jashtme ruse postoi, gjithashtu në anglisht, mesazhin e mëposhtëm: "Ministria ruse e Mbrojtjes: sipas informacionit që disponojmë, dy organizata ukrainase u urdhëruan të ndërtonin një bombë të pistë".

Teksti u shoqërua me fotografi që tregonin një termocentral bërthamor, një vend depozitimi mbetjesh radioaktive, reaktorë kërkimore shkencore dhe qese plastike që përmbanin uranium të shpenzuar dhe plutonium. Këto çanta ishin shënuar me fjalën radioaktivno, që në sllovenisht do të thotë "radioaktive".

Sipas qeverisë sllovene, fotografia është përdorur "pa dijeninë e ARAO" dhe theksuan se mbetjet radioaktive ruhen në mënyrë të sigurtë në Slloveni dhe ato nuk do të përdoren për të bërë 'bomba të pista.'

Moska akuzon Ukrainën për përgatitjen e një 'bombe të pistë' dhe sot i përsëriti këto pretendime në Kinë dhe Indi. Ukraina dhe vendet perëndimore i quajnë pretendimet "absurde" dhe "të rrezikshme" dhe besojnë se Rusia po përgatitet për një përshkallëzim në fushën e betejës, ku ka pësuar një sërë humbjesh që nga fillimi i shtatorit.

dragan barbutovski lufta ukraine-rusi robert golob

Sondazh

Poll