Art&Argëtim

Shakira i jep godtjen finale, e dashura e Piques shumë e prekur nga kënga e këngëtares: Nuk shkon as në punë më

Dhe tani Clara Chia Marti, e dashura aktuale e Gerard Pique-s, është shumë e prekur nga aludimet e këngës së Shakirës '​Monotonía' dhe për këtë arsye ka preferuar të qëndrojë larg çdo gjëje, të paktën të mos ndihet aq e sulmuar.

26 Tetor 2022, 15:07 Nga I.A
Shakira i jep godtjen finale, e dashura e Piques shumë e prekur nga
Shakira, Pique dhe Clara

SPANJË- Ajo që fillon keq... përfundon keq, të paktën kështu thotë shprehja tradicionale. Dhe tani, e dashura aktuale e Gerard Pique-s, është shumë e prekur nga aludimet e këngës së Shakirës '​Monotonía' dhe për këtë arsye ka preferuar të qëndrojë larg çdo gjëje, të paktën të mos ndihet aq e sulmuar.

Shakira nuk resht së pranuari dashuri nga miliona fansa dhe kënga e saj e re, Monotonia, u pozicionua shumë shpejt në mesin e këngëve më të shikuara në YouTube në pak ditë që nga publikimi i saj. Sipas raportimeve të reja që dalin nga mediat në Spanjë, njerëzit kryesorë të prekur nga teksti i këngës janë Gerard Piqué dhe partnerja e tij aktuale, Clara Chía Martí.

Këtë e ka zbuluar paparacët spanjollë dhe shumë mirë i informuar për të gjithë çështjen e Shakirës, ​​Jordi Martin: Më thonë që Klara nuk shkon më as në punë në selinë e Kosmos, por punon nga shtëpia, nuk është aq e fortë.

Siç pritej, deklaratat e paparacëve tashmë kanë ngjallur lloj-lloj komentesh. Edhe pse disa thonë se Clara Chia duhet të ketë qenë e përgatitur për të qenë në qendër të vëmendjes. Të tjerë kanë dalë në mbrojtje të saj, duke argumentuar se ajo nuk duhet të jetë objekt kritikash sepse Pique është ai që duhet të marrë pasojat e ndarjes me Shakirën. E vërteta në të gjithë çështjen e ndarjes së Shakirës dhe Piques, është se futbollisti është ai që ka mbetur në pozitën më të keqe dhe tani ka qenë shënjestër e shumë sulmeve.

clara chia marti gerard pique monotonia jordi martin

Sondazh

Poll