Aktualitet

'Do ta riparoj në servis'/ Merr përmes mashtrimit 'BMW' në Fier, nuk ia kthen më pronarit, arrestohet 25-vjeçari

I riu, më 3 Mars, i ka marrë një personi mjetin 'BMW' duke i thënë se do ia riparonte në servis e nuk ia ka kthyer më.

25 Tetor 2022, 17:25 Nga A.B
'Do ta riparoj në servis'/ Merr përmes mashtrimit
Foto ilustruese

FIER- Emanuel Metaj (Haxhiaj) është i riu i arrestuar nga policia pasi ka marrë një mjet dhe nuk ia ka kthyer më pronarit të tij. Sipas policisë, i riu, më 3 Mars, i ka marrë një personi mjetin 'BMW' duke i thënë se do ia riparonte në servis e nuk ia ka kthyer më. Metaj, është vënë në pranga dhe do të hetohet për veprën penale 'mashtrim'.

NJOFTIMI I POLICISË:

E. M.(H)., 25 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në datën 31.03.2022, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin tip “BMW”, me pretendimin për ta riparuar në një servis dhe nuk ia ka kthyer më.

emanule metaj haxhiaj arrestim ne fier

Sondazh

Poll