Politike

“Kërkohet për falsifikim parash”, Agim Kajmaku reagon pas akuzave të PD: S’jam marrë me trafiqe

26 Gusht 2019, 14:47 Nga DOSJA
“Kërkohet për falsifikim parash”, Agim Kajmaku reagon pas

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga Partia Demorkatike, me anë të të cilit pretendon se ai është i dënuar nga gjykata e Janinës. Në një postim në Facebook, Kajmaku shkruan se si ai nuk është marrë kurrë me trafiqe dhe emrin e ka ndryshuar vetëm për të pasur mundësinë e qëndrimit në Greqi.

Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi”, shprehet Kajmaku në reagimin e tij.

Ai nuk mohon në asnjë rresht të shkrimit të tij akuzat, por shprehet se PD që e ka akzuar është një limon i shtrydhur që nuk i duhet askujt, teksa kërkon që fjalën e fundit të kësaj çështje ta thonë autoritetet.

Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve”, përfundon numri një i Vorës.

POSTIMI I PLOTË

Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballen nga frika e humbjes së padiskutueshme, më janë vërsulur me tërbim! Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm.

Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja. Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dijnë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.

Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim! Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësisht kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për t’a vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve.

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument me anë të të cilit pretendon se Agim Kajmaku është arrestuar dhe dënuar nga gjykata e Janinës për falsifikim parash. Gazment Bardhi, numri dy i PD u shpreh se Kajmaku duhet të japë dorëheqjen, pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizmit. Më herët Kajmaku ka mohuar akuzat duke thënë se do vijojë të punojë në krye të Bashkisë Vorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi partia demokratike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmakut ne greqi partia demokratike

Sondazh

Poll