Tjetër rast në Kosovë, xhaxhai dyshohet se përdhunoi mbesën e mitur një vit më parë
Foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë përdhunimi brenda familjes, e ndodhur një vit më parë në Vrell&eum...
HAWK, është një sistem përgjues i raketave tokë-ajër, me rreze të mesme veprimi dhe nëse dërgohet në Ukrainë, do të ishte një sistem më i avancuar sesa Stinger, që është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi, që SHBA-ja i ka ofruar tashmë Ukrainës.
SHBA- Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore HAWK. Ky sistem kundërajror është më i vjetër dhe do të merrej nga stoqet e ushtrisë amerikane për t’i ndihmuar forcat e Kievit që të rrëzojnë dronë dhe raketa ruse, thanë zyrtarët amerikanë.
HAWK, është një sistem përgjues i raketave tokë-ajër, me rreze të mesme veprimi dhe nëse dërgohet në Ukrainë, do të ishte një sistem më i avancuar sesa Stinger, që është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze më të shkurtër veprimi, që SHBA-ja i ka ofruar tashmë Ukrainës.
HAWK është i ndërtuar sipas teknologjisë së epokës së Vietnamit, por që atëherë sistemi është përditësuar disa herë. Sistemi HAWK është paraardhës i sistemit të mbrojtjes raketore PATRIOT që prodhohet nga Raytheon Technologies, të cilin SHBA-ja ka thënë se nuk do ta dërgojë në Ukrainë, thanë zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti për agjencinë Reuters.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka premtuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Uashingtoni do t’i japë Kievit sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, pas një vale shkatërruese të sulmeve ajrore të kryer gjatë këtij muaji nga Rusia ndaj caqeve cilivile dhe infrastrukturës ukrainase.
Që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka dërguar ndihmë ushtarake në Kiev në vlerë prej 17.6 miliardë dollarësh./REL/
Foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë përdhunimi brenda familjes, e ndodhur një vit më parë në Vrell&eum...
Foto ilustruese Çfarë është qarkullimi i ujërave? E thënë thjeshtë, qarkullimi i ujërave, quajtur edh...
Protestuesit para Shtëpisë së Bardhë SHBA- Një protestë përpara Shtëpisë së Bardhë ka tërh...
Meloni dhe Macron ITALI- Presidenti francez Emmanuel Macron ishte lideri i parë i huaj që takoi Giorgia Melonin që kur ajo u betua n&eu...
Jamie Shea KOSOVË- Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea është shprehur se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në B...
Xi Jiping KINË- Aksionet e firmave kineze të listuara në SHBA kanë rënë për shkak të shqetësimeve se pres...
Karabinierët ITALI- 11 persona janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Napol...
Kherson UKRAINË- Ushtria ukrainase është duke rritur presionin ndaj forcave ushtarake ruse në rajonin jugor të Khersonit, të ...
Giorgia Meloni ITALI- Giorgia Meloni do të mbajë fjalimin e saj të parë në Parlamentin e Romës sot në orën 11:00. N...
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian IRAN- Irani nuk do të qëndrojë indiferent nëse vërtetohet se dronët ...