Bota

FOTOLAJM/"Mbaj premtimin", Biden fali të dënuarit për hashash! Protestuesit shkojnë me një cigare të dredhur 15 m para Shtëpisë së Bardhë

Në shenjë proteste se deri më tani nuk është liruar asnjë nga të burgosurit federal, protestuesit mbanin në duar ata mbanin një cigare të dredhur hashashi të gjatë mbi 15 metra.

25 Tetor 2022, 08:29 Nga e.k
FOTOLAJM/"Mbaj premtimin", Biden fali të dënuarit për
Protestuesit para Shtëpisë së Bardhë

SHBA- Një protestë përpara Shtëpisë së Bardhë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dhjetëra persona  u mblodhën për "kujtuar" presidentin Joe Biden që të mbajë premtimin e tij për të liruar të burgosurit për kanabis.

Në shenjë proteste se deri më tani nuk është liruar asnjë nga të burgosurit federal, protestuesit mbanin në duar ata mbanin një cigare të dredhur hashashi të gjatë mbi 15 metra.

FOTOLAJM/"Mbaj premtimin", Biden fali të dënuarit për
Pamje nga protesta

Rreth një muaj më parë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden mori vendimin se do të falë qindra të dënuar për kanabis, vendim që prek rreth 3.000 të burgosurit federalë, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është liruar. Me lirimin nga burgu ata nuk do të pengohen të aplikojnë për punë apo të marrin apartament me qira.

shba joe biden

Sondazh

Poll