Bota

Aksionet e Kinës bien në SHBA ndërsa Xi Jinping fillon mandatin e tretë historik

Gjigantët kinezë të teknologjisë Alibaba dhe Baidu ranë me mbi 12% në Nju Jork. Investitorët kanë frikë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të frenohet nga kufizimet e saj të ashpra të koronavirusit.

25 Tetor 2022, 08:18 Nga e.k
Aksionet e Kinës bien në SHBA ndërsa Xi Jinping fillon mandatin
Xi Jiping

KINË- Aksionet e firmave kineze të listuara në SHBA kanë rënë për shkak të shqetësimeve se presidenti Xi Jinping do të vazhdojë me qasjen e tij të drejtuar nga ideologjia në kosto të rritjes ekonomike.

Gjigantët kinezë të teknologjisë Alibaba dhe Baidu ranë me mbi 12% në Nju Jork. Investitorët kanë frikë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të frenohet nga kufizimet e saj të ashpra të koronavirusit.

Kompania e internetit Baidu humbi 12.6%, ndërsa platforma e tregtisë elektronike Pinduoduo ra me pothuajse 25%. Presidenti Xi, i cili siguroi një mandat të tretë historik në krye, nuk ofroi asnjë afat kohor për lehtësimin e masave të rrepta të vendit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

kine xi jiping shba

Sondazh

Poll