RAPORTI: Në Kosovë u regjistruan 49 raste përdhunimi dhe 64 abuzimeve seksuale vetëm për këtë vit
Kosovë KOSOVË- Në Kosovë sipas të dhënave nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vetëm gjatë nëntë mu...
Britania, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara rreth akuzave se Rusia është duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën.
IRAN- Irani nuk do të qëndrojë indiferent nëse vërtetohet se dronët e tij janë duke u përdorur nga Rusia në luftën e nisur në Ukrainë, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. Ai i ka bërë këto deklarata teksa rriten dyshimet se Republika Islamike e Iranit është duke furnizuar me dronë Moskën, për të kryer sulme në Ukrainë.
“Nëse vërtetohet se dronët iranianë po përdoren në luftën në Ukrainë kundër njerëzve, ne nuk do të qëndrojmë indiferentë”, është cituar të ketë thënë Amirabdollahian, sipas medias shtetërore.
Megjithatë, ai ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi mes Teheranit dhe Moskës në fushën e mbrojtjes. Britania, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara rreth akuzave se Rusia është duke përdorur dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën.
Sipas tyre, diçka e tillë përbën shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Duke cituar diplomatët dhe zyrtarë tjerë, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar javën e kaluar se, përveç dronëve, Irani i ka premtuar Rusisë se do t'i dërgojë raketa tokë-tokë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Putin e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Kosovë KOSOVË- Në Kosovë sipas të dhënave nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vetëm gjatë nëntë mu...
Donald Trump SHBA- Sot në Nju Jork fillon gjyqi ndaj kompanisë së ish presidentit Donald Trump “Organizata Trump”, e akuzuar p&e...
Merrick Garland SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar Kinën për ndërhyrje në sistemin amerikan të drejt&eu...
Kongresi SHBA- Në dy vitet e fundit demokratët kanë patur shumicën në të dy dhomat e Kongresit dhe presidencën, por mund...
Clarence Thomas SHBA - Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, bllokoi përkohësisht të hënën dëshmi...
Foto ilustruese Shumë evropianë mbartin mutacione gjenetike që mbronin paraardhësit e tyre nga murtaja bubonike. Kur Murtaja e Zezë...
Rishi Sunak ANGLI- Ish-kancelari do të bëhet kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën për udhëhe...
Boris Johnson ANGLI- “Do të mendoja dy herë. Pasi u çuan në majë të kodrës dhe më pas u kthyen përs&eu...
banesat e shkaterruara FRANCË- Dhjetëra ndërtesa në fshatrat e Francës veriore Bihucourt dhe Hendecourt-les-Cagnicourt u dëmt...
Milo Gjukanoviç KOSOVË- Në orët e mbrëmjes Kosovën pritet ta vizitojë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovi&cc...