Aktualitet

'Jam 16-vjeç'/ U kap në shtëpinë e barit, shqiptari gënjen për moshën, gjyqtari: Sa je sot? Nuk je aq i ri sa the

Ata kanë pranuar se kanë vjedhur energjinë elektrike që u duhej për rritjen e kanabisit.

24 Tetor 2022, 19:44 Nga A.B

'Jam 16-vjeç'/ U kap në shtëpinë e barit,

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i cili u gjet në një shtëpi bari në Britani tentoi që të shpëtonte duke pretenduar se ishte një 16-vjeçar i pambrojtur, është vënë në pranga. Policia arrestoi dy shqiptarë pasi zbuluan një shtëpi bari me 311 rrënjë kanabis. Një prej tyre tentoi t’i shpëtonte policisë duke gënjyer për moshën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, një 19-vjeçar me iniciale E.H dhe bashkëpunëtori i tij, 25-vjeçari me iniciale Xh.D, pranuan akuzën për prodhim kanabisi. Ata kanë pranuar se kanë vjedhur energjinë elektrike që u duhej për rritjen e kanabisit.

Ata u gjetën në një strehë të sofistikuar që kishin improvizuar në një dollap me ajrim. Avokati i 19-vjeçarit i cili ishte shfaqur më herët në gjykatë kishte thënë se ishte vetëm 16 vjeç. Por fakti që disa ditë më vonë hetimet kishin zbuluar moshën e tij të vërtetë u bë subjekt shakaje në gjyq.

“Sa vjeç është sot”, pyeti gjykatësi Mark Bury.

Nuk je aq i ri sa the disa ditë më parë.  Jeni të dy nga Shqipëria. Të dy u kapët në një shtëpi plot me kanabis. Po luanit një rol të rëndësishëm në këtë ndërmarrje të jashtëligjshme”, tha gjykatësi.

Për këto arsye, ai i dënoi secilin me nga 1 vit burg. Më pas do t’u takojë autoriteteve kufitare të vendosin se çfarë do të vendosin nëse do i dëbojnë apo jo shqiptarët./Burimi: Hulldaily.com

Sondazh

Poll