Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Ballanca: Nuk janë pezulluar të gjithë policët që kryen shoqërimin, vetëm një pjesë

Avokatja e Popullit deklaroi se jo të gjithë policët që shoqëruan Lear Kurtin, janë pezulluar nga detyra.

24 Tetor 2022, 21:09 Nga A.B
Vdekja e Lear Kurtit, Ballanca: Nuk janë pezulluar të gjithë
Erinda Ballanca

TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në një lidhje skype me studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, foli për rastin e Lear Kurtit, të riut 32-vjecar i cili humbi jetën në duart e efektivëve në komisariat. Ajo u pyet nga të pranishmit në studio se nëse janë pezulluar të gjithë policët që morën pjesë në shoqërimin e tij. Ballanca pranoi se vetëm një pjesë e tyre janë pezulluar. 

'Ata duhet ta conin në spital pasi e para është jeta për çdo kriminel dhe person që është dënuar për vepër penale, e jo më për një person që nuk po kryente një vepër penale në atë moment. Ishte duke ecur, nuk iu identifikua policisë në mënyrë të qartë se kush ishte. 

Një pjesë janë të pezulluar, jo e gjitha, një pjesë që kanë kryer shoqërimin janë pezulluar. '- u shpreh ajo. 

erinda ballanca

Sondazh

Poll