Bota

KQZ publikon të dhënat: Lëvizja Vetëvendosja kishte mbi 2 milionë euro në vitin 2021

Partia që drejtohet nga Albin Kurti gjatë vitit 2021 ka grumbulluar mbi 2 milionë e 105 euro.

24 Tetor 2022, 16:39 Nga A.B
KQZ publikon të dhënat: Lëvizja Vetëvendosja kishte mbi 2
Vetevendosja

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka mjete financiare të cilat mblidhen nga shteti nga qytetarët dhe ekonomia e tij për plotësuar nevojat publike, mbi 2 milionë euro në vitin 2021.

Sipas raportit të vitit 2021 që është i paaudituar, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia që drejtohet nga Albin Kurti gjatë vitit 2021 ka grumbulluar mbi 2 milionë e 105 euro.

Gazeta Express raporton se në vitin 2020 (raport i audituar), VV-ja kishte mbi 991 mijë euro buxhet. Vetëvendosja ka edhe më shumë nga anëtarësia sesa në vitin 2020.

KQZ publikon të dhënat: Lëvizja Vetëvendosja kishte mbi 2

Por partisë së Albin Kurti i janë rritur edhe shpenzimet.

Mbi 2 milion e 300 mijë euro VV-ja ka dalë në deficit gjatë vitit 2021, që nënkupton mbi 213 euro partia e Kurtit ka shpenzuar më shumë. VV-ja në vitin 2020 kishte deficit më të vogël, kishte dalë me 129 mijë euro humbje.

levizja vetevendosja

Sondazh

Poll