Bota

I pari kryeministër me origjinë indiane në Britani, Rishi Sunak e pret një "dimër i vështirë" mes krizash dhe sfidash ekonomike

Në orët e ardhshme Sunak do të ketë një takim me Mbretin Charles III për të marrë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë. Në të njëjtën kohë ai bëhet kryeministri i parë me origjinë indiane në Doëning Street. 

24 Tetor 2022, 15:43 Nga e.k

 

I pari kryeministër me origjinë indiane në Britani, Rishi Sunak e
Rishi Sunak

BRITANI-  Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe , pasi Penny Mordaunt largohet nga gara e lidershipit konservator dhe mbështet Sunak. Lajmin e bëri të ditur kryetari i konservatorit "Komiteti 1922" Graham Brady.

Ish-Kancelari i Thesarit me origjinë indiane do të pasojë Liz Truss në Downing Street dhe pritet të rivendosë rendin në një vend që ka qenë në trazira politike vitet e fundit për shkak të zgjedhjeve të paraardhësit të tij. Në orët e ardhshme Sunak do të ketë një takim me Mbretin Charles III për të marrë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë. Në të njëjtën kohë ai bëhet kryeministri i parë me origjinë indiane në Doëning Street. 

Largimi i Mordant

Penny Mordant u tërhoq në minutën e fundit duke i hapur rrugën Rishi Sunak për t'u bërë Kryeministri i ardhshëm. 

"Pavarësisht nëse jemi përfaqësues të zgjedhur, aktivistë apo mbështetës. Ne të gjithë kemi një interes se kush është udhëheqësi ynë. Këto janë kohë të paprecedentë. Pavarësisht orarit të ngjeshur për garën e lidershipit, është e qartë se kolegët mendojnë se ne kemi nevojë për siguri sot. Këtë vendim e mora me mirëbesim për të mirën e vendit", tha ajo në një reagim pas vednimit të tërheqjes nga gara.

Tregjet “votojnë” Suna

Ndërkohë, yield-et e obligacioneve të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar u rritën mes zhvillimeve të stuhishme politike pas dorëheqjes së Liz Truss si kryeministre. Tregjet reaguan pozitivisht edhe ndaj mundësisë që Rishi Sunak të bëhet kryeministër. Pak orë përpara shpalljes së marrjes së drejtimit të konservatorëve nga Sunak, yield-i i obligacioneve 10-vjeçare bie me 9 pikë bazë dhe “bie” nën kufirin  prej 4% (qëndron në 3.958%), ndërsa yield-i i obligacioneve 2-vjeçare bie me 17 pikë bazë dhe bie në 3.5%. 

"Tregjet u besojnë strategjive fiskale të Sunak," tha analisti i Toronto-Dominion Bank Pooja Kumra. 

“Me një kryeministër fiskalisht konservator, masa e shtrëngimit të kërkuar nga banka qendrore është  reduktuar gjithashtu”, shton ai, duke iu referuar lëvizjeve të radhës të Bankës së Anglisë.

Duhet theksuar se për sa kohë politika fiskale mbetet e shtrënguar, atëherë bëhet më e lehtë përballja me inflacionin e lartë (10.1% në shtator), duke i lejuar bankës qendrore të mos vazhdojë me rritje të njëpasnjëshme dhe të madhe të normave të interesit (ata janë tashmë në 2.25% ), të cilat kanë ndikim negativ në ekonomi.

Sfondi pas dorëheqjes së Boris Johnson

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, Boris Johnson mori vendimin e madh për të mos kandiduar për kryeministër kur kuptoi se nuk e ka siguruar unitetin e partisë. Megjithatë, informacionet e reja që dalin në dritë sugjerojnë se 'BoJo' u tërhoq pasi Penny Mordant, sekretarja e parë femër e mbrojtjes në Britani dhe e vetmja sfiduese e favoritit për një kohë të gjatë për të udhëhequr vendin refuzoi propozimin e tij.

Johnson siç raporton gazeta “Daily Mail”, i ofroi Penny Mordantit një ministri në qeverinë e tij dhe ajo e refuzoi me mirësjellje.

Problemet me të cilat duhet të përballet

Mes problemeve me të cilat përballet sistemi kombëtar shëndetësor i Britanisë me koronavirusin, gjendjes së ekonomisë, një  ndërprerjeje  të mundshme në sektorin e energjisë dhe një dimri plot greva, duket se gjatëmujori i tij i parë do jetë i vështirë/ Duke shpallur  zyrtarisht kandidaturën e tij të dielën,  Sunak  tha se "rregullimi i ekonomisë" është prioriteti i tij i parë, megjithëse ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Kolegët e tij në  konservatorë e  trajtojnë atë si "Mesia", pasi siç theksohet nga mediat britanike, është ai që zbatoi sistemin e pezullimeve gjatë periudhës së koronavirusit dhe parashikoi reagimin katastrofik të tregjeve ndaj uljeve të taksave./ Protothema.

rishi sunak

Sondazh

Poll