Bota

Twitter bllokon llogarinë e ‘Russia Today’! Pezullohet nga puna spikeri i lajmeve, sugjeroi djegien e fëmijëve ukrainas

Në kërkesën e tij theksohej se spikeri i lajmeve Anton Krasovsky sugjeroi mbytje ose djegie të fëmijëve ukrainas dhe deklaroi se ata që i rezistojnë forcave ruse, duhet të pushkatohen.

24 Tetor 2022, 15:16 Nga e.k
Twitter bllokon llogarinë e ‘Russia Today’! Pezullohet nga puna
Anton Krasovsky

RUSI- Llogaria në Twitter e ‘Russia Today’ është bllokuar. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi qeverive të ndalojnë transmetuesin Russia Today (RT), me pretendimin se nxit dhunë kundër ukrainasve.

Në kërkesën e tij theksohej se spikeri i lajmeve Anton Krasovsky sugjeroi mbytje ose djegie të fëmijëve ukrainas dhe deklaroi se ata që i rezistojnë forcave ruse, duhet të pushkatohen.

Sot, kryeredaktorja Margarita Simonyan njoftoi në Twitter se spikeri Anton Krasovsky është pezulluar.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll