Bota

Rishi Sunak zgjidhet kryeministri ri i Mbretërisë së Bashkuar

Ishte Graham Brady ai që konfirmoi se udhëheqësi i ri i konservatorëve është zgjedhur Rishi Sunak, i cili do t’u drejtohet deputetëve në orën 14:30 për të mbajtur një fjalim. 

24 Tetor 2022, 15:14 Nga A.B e.k
Rishi Sunak zgjidhet kryeministri ri i Mbretërisë së Bashkuar
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Rishi Sunak është kryeministri i ardhshëm i Britanise se Madhe pasi rivalja e tij Mordaunt tërhiqet nga gara. BBC raporton se Penny Mordaunt është tërhequr të hënën nga gara për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe ka dhene mbeshtetjen e saj per Sunak.

Ishte Graham Brady ai që konfirmoi se udhëheqësi i ri i konservatorëve është zgjedhur Rishi Sunak, i cili do t’u drejtohet deputetëve në orën 14:30 për të mbajtur një fjalim. 

Shtatë javë pasi humbi në përballjen me Liz Truss në garën e parë të lidershipit konservator të këtij viti, Rishi Sunak doli fitues këtë herë. Sunak merr detyrën teksa Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike. Sunak bëhet kështu kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60. Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

rishi sunak

Sondazh

Poll