Bota

“Kurti po vepron si Nastradini”, PSD vendos para qeverisë një shportë me qershi

PSD nuk ka kursyer ironitë me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti duke e krahasuar dhe me nastradinin sa i përket dialogut Koosvë-Serbi. 

24 Tetor 2022, 14:33 Nga e.k
“Kurti po vepron si Nastradini”, PSD vendos para qeverisë
Shporta me qershi

KOSOVË- Partia Socialdemokrate në Kosovë (PSD) ka mbajtur një aktivitet simbolik para selisë së qeverisë, duke vendosur një shportë më qershia. PSD nuk ka kursyer ironitë me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti duke e krahasuar dhe me nastradinin sa i përket dialogut Koosvë-Serbi. 

“Kurti po vepron si Nastradini”, PSD vendos para qeverisë
Pamje nga protesta

Dhe vendosja e shportës me qershi në shkallët e selisë qeveritare ishte në këtë shembull pasi sipas tyre ashtu si Nastradini që i hedhi qershitë e më pas fillon t’i mbledhë nga bërlloku po të njëjtat. Teuta Rusta nga PSD tha se kjo barcoletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.

“Këtë aktivitete kemi vendos mos me e shpjeguar, kjo bracolët me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzoj krejt”, tha ajo.

“Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.

kosove albin kurti

Sondazh

Poll