Sport

Barcelona, 'ortek' golash ndaj Ath.Bilbao-s, katalanasit janë -3 pikë nga Reali kryesues

Barcelona mbetet në vazhdën e Real Madrid dhe e bën këtë me një provë shkatërruese ndaj Athletic Bilbao.

23 Tetor 2022, 23:09 Nga DOSJA

Barcelona, 'ortek' golash ndaj Ath.Bilbao-s, katalanasit janë -3

SPANJË- Barcelona mbetet në vazhdën e Real Madrid dhe e bën këtë me një provë shkatërruese ndaj Athletic Bilbao. Fitore dërrmuese me ndeshjen që në fakt përfundon pas vetëm 22 minutash: Dembelè shënoi golin e parë në minutën e 12', Sergi Roberto dyfishoi në 18', ndërsa katër minuta më vonë Leëandoëski shënoi të tretin.

Baskët mbetën të shtangur dhe në mëshirën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë është administrim i zakonshëm për djemtë e Xavit dhe në minutën e 74-të vjen edhe pokeri i Torres. Bilbao mbetet në vendin e gjashtë në zonën e Europës, ndërsa Barcelona është -3 pikë larg nga Reali kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona

Sondazh

Poll