Aktualitet

Firma që hapi kanalizimet dëmtoi rrugën, banorët e fshatit Guras në Pogradec ngrihen në protestë

Ata kërkojnë rrëgullimin e rrugës, e cila u dëmtua pas punimeve që u kryen për hapjen e kanaleve të ujërave të zeza. 

24 Tetor 2022, 08:06 Nga e.k
Firma që hapi kanalizimet dëmtoi rrugën, banorët e fshatit
Pamje nga protesta

POGRADEC- Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën që të çon në fshat. Ata kërkojnë rregullimin e rrugës, e cila u dëmtua pas punimeve që u kryen për hapjen e kanaleve të ujërave të zeza. 

Firma që hapi kanalizimet dëmtoi rrugën, banorët e fshatit
Pamje nga protesta

Me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime. Banorët e fshatit pretendojnë se punimet janë të dobëta dhe ajo mund të prishet sërish prandaj i kanë bërë dhe njëherë thirrje kompanisë dhe pushtetit vendor të marrin masa. 

"Rruga është bërë copë-copë. Kemi dy vjet që presim që rruga të shtrohet. U shtrua rruga dhe ja ku është fakti i rrugës së shtruar. nuk mund të durojmë më. Ata vijnë dhe tallen. Asfalti ishte për të hedhur 15 pontë, ata kanë hedhur 2 pontë. Shikojë doli pa u mbaruar akoma rruga", tha banori.

Për më shumë se 30 minuta ata bllokuar lejinim e kalimit në rrugë duke mos lejuar kështu as mësuesit që të shkojnë në shkollë. Ata paralajmëruan protestë tjetër nëse firma që ka kryer punimet dhe bashkia nuk marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi.

pogradec

Sondazh

Poll