Bota

Zgjedhja e kryeministrit të ri në Britani/ Boris Johnson tërhiqet nga gara, i hapet rruga Rishi Sunak

Ai shton se nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.

23 Tetor 2022, 22:26 Nga F.M
Zgjedhja e kryeministrit të ri në Britani/ Boris Johnson tërhiqet
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Boris Johnson është tërhequr nga gara për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat, Johnson thotë se ky nuk është hapi më i mirë i mundshëm në këtë moment. Ai shton se nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.

“Sonte dua të konfirmoj se unë kam mbështetjen e 102 deputetëve ndaj edhe mund të depozitoj kandidaturën time që nesër. Ekziston dhe shansi që unë të fitoj në zgjedhjet brenda Partisë konservatore dhe brenda të premtes mund të rikthehesha në Downing Street. Por jam menduar gjatë ditëve të fundit dhe arrita në konkluzionin se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëj momentalisht. Askush nuk mund të qeverisë me një parti që nuk është e plotë në Parlament,”- shkruan Johnson.

Rishi Sunak ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për t'u bërë udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator, gjashtë javë pasi Liz Truss e mposhti atë në garën pikërisht për këtë post. Ish-kancelari është paraqitur për herë të dytë brenda pak muajsh pas dorëheqjes së jashtëzakonshme të Truss të enjten, 44 ditë nga posti i saj në krye të detyrës.

Për t'u përfshirë në fletën e votimit, kandidatët për udhëheqje kanë nevojë për mbështetje nga të paktën 100 deputetë konservatorë deri të hënën, dhe Sunak kishte arritur tashmë 124 para se të shpallte se do të kandidonte. Deri më tani, e vetmja që shpreson të konfirmojë zyrtarisht është udhëheqësja e Commons, Penny Mordaunt, e cila ka 23 mbështetës publikë.

britani e madhe boris johnson

Sondazh

Poll