Bota

Presidenti i Maltës në konferencë me Osmanin: Nuk shoh arsye që BE mos të hapë kufijtë për Kosovën

Në konferencën e përbashkët me Osmanin, Vella u shpreh se Kosova ka bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme për të patur liberalizimin e vizave.

23 Tetor 2022, 12:44 Nga d.a.
Presidenti i Maltës në konferencë me Osmanin: Nuk shoh arsye
George Vella


KOSOVË- Presidenti i Maltës, George Vella, pas takimit të mbajtur me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në vizitën e tij zyrtare në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Në konferencën e përbashkët me Osmanin, Vella u shpreh se Kosova ka bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme për të patur liberalizimin e vizave.

“Duhet ta kuptojmë që Bashkimi Europian i ka interesat e veta, në kuptimin që nuk dëshiron t’i hapë kufijtë për kalim dhe udhëtim të lirë për personat që vijnë nga rajonet e caktuara. Mirëpo, Kosova ka qenë e qenë e përkushtuar për të bërë atë që nevojitet dhe BE-ja ka thënë qysh para katër vitesh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme, prandaj nuk shoh ndonjë arsye që BE-ja të mos i hapë kufijtë për qytetarët e Kosovës”, -tha Vella.

Pas takimit me presidenten Osmani, Vella sot do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

george vella ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll