Bota

Ndjekje si në filma, adoleshenti me makinë të vjedhur përplas makinën e Policisë, plagosen rëndë dy efektivë

Faktet janë filmuar nga një dëshmitar i cili ka postuar videon e tij në rrjetet sociale.

22 Tetor 2022, 21:51 Nga k.m.
Ndjekje si në filma, adoleshenti me makinë të vjedhur
Pamje nga aksidenti

FRANCË- 4 të mitur në një makinë të vjedhur u arrestuan në Villeneuve-sur-Lot (Lot-et-Garonne). Shoferi nuk pranoi të ndalonte dhe u përplas me një makinë policie, duke plagosur dy zyrtarë. Faktet janë filmuar nga një dëshmitar i cili ka postuar videon e tij në rrjetet sociale.

E gjithë skena nisi në orën 23:00 filloi kjo aferë, kur shoferit iu bë shenja për ndalim. Por drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar të ndalojë dhe ka nisur ndjekjen. I arratisuri më pas merr drejtimin për në Villeneuve-sur-Lot. Policia merr masa dhe ngre postobllok, por shoferi vendos që të përplaset me mjetin. Si pasojë, pas ndalimit të mjetit, 4 adoleshentët në makinë u arrestuan, edhe pse bëhet fjalë për të mitur nga mosha 14 deri në 17 vjeç.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy policë.

france

Sondazh

Poll