Art&Argëtim

Kim Kardashian drejt një rikthimi me Pete Davidson, ç'ndodhi 2 muaj pas ndarjes së tyre

Sipas një lajmi të publikuar nga The Sun, ish-çifti u bashkuan për një natë në dhomën të Kardashian në Nju Jork rreth dy muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.

22 Tetor 2022, 16:12 Nga k.m.
Kim Kardashian drejt një rikthimi me Pete Davidson, ç'ndodhi 2
Kim Kardashian dhe Pete Davidson

SHBA- Në fillim të gushtit të kaluar, Kim Kardashian dhe Pete Davidson i dhanë fund lidhjes, në një kohë kur asgjë nuk e parashikonte ndarjen e tyre. Ndonëse 41-vjeçarja duket se ka qëndruar e palëkundur në vendimin e saj deri tani, raportimet në shtypin e huaj dëshmojnë të kundërtën. Sipas një lajmi të publikuar nga The Sun, ish-çifti u bashkuan për një natë në dhomën të Kardashian në Nju Jork rreth dy muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.

Kardashian po kthehej nga udhëtimi i saj në Javën e Modës në Paris, ndërsa aktori po xhironte filmin e tij të ardhshëm "Bupkis".

“Pete e vizitoi Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen Kim u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar. Ajo fluturoi për të vizituar Pete në Staten Island,”- tha një burim për "TheSun". Meqenëse lajmi ka qarkulluar në internet, shumëkush po vë bast për një ribashkim.

Deri kohët e fundit, Davidson bëri përpjekje të mëdha për të shpëtuar marrëdhënien e tyre dhe për t'u rikthyer së bashku dhe përveç vetë Kardashian, ka rekrutuar edhe nënën dhe motrat e saj për t'i ndryshuar mendjen 41-vjeçares. Më në detaje, një person i afërt me aktorin e humorit tha për revistën OK: Pete po lufton për të shpëtuar marrëdhënien. Ai po i lutet Kimit t'i japë një mundësi tjetër dhe madje ka kontaktuar nënën e saj, Kris Jenner dhe motrat e saj për t'i kërkuar ndihmën e tyre. Pete është i bindur se mund ta rifitojë Kim-in. Mos harroni, askush nuk mendonte se dikush si Pete do të dilte ndonjëherë me dikë si Kim, por ai e bëri. Tani ai do ta bëjë përsëri.

“Pete është një djalë i mrekullueshëm, por shumë intensiv. Ai dëshiron të martohet shpejt, por Kim ende nuk është divorcuar plotësisht. Ajo që Pete po bën tani nuk është e mirë. Kjo vetëm konfirmon atë që Kim e dinte tashmë. Pete duhet të relaksohet. Të kontaktosh me anëtarët e familjes së saj për t'ju ndihmuar për t'u ribashkuar nuk është e këndshme – është një lëvizje e dëshpëruar”, tha një tjetër person i afërt me 28-vjeçarin.

Pete Davidson dukej i shkatërruar teksa u pa duke bërë pazar të dielën e kaluar, pas ndarjes nga Kim Kardashian. Ai u gjet në një dyqan në Cairns, Australi, pasi doli nga hoteli i tij. Kishte veshur një tuta të zezë dhe një kapele të zezë bejsbolli.

kim kardashian pete davidson

Sondazh

Poll