Bota

Biden uron Melonin, kërkon vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

22 Tetor 2022, 20:28 Nga k.m.
Biden uron Melonin, kërkon vazhdimin e mbështetjes për
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Giorgia Melonin, pasi ajo bëri betimin në postin e kryeministres të Italisë. Lideri amerikan tha se mirëpret punën me Melonin në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

“E përgëzoj Giorgia Melonin për zgjedhjen si kryeministre e re e Italisë,”- tha Biden përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 22 tetor.

Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë.

“Italia është aleate vitale e NATO-s dhe partnere e ngushtë, teksa shtetet tona së bashku adresojnë sfidat e përbashkëta globale. Si lider i G7-s, mirëpres avancimin e mbështetjes sonë për Ukrainën, që Rusia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj, në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike”, tha Biden.

Meloni, partia nacionaliste e së cilës, Vëllezërit e Italisë, ka rrënjë neo-fashiste, udhëhoqi një koalicion të krahut të djathtë që fitoi zgjedhjet më 26 shtator.

Në krye të Qeverisë italiane ajo pason Mario Draghin, i cili udhëhoqi një qeveri të unitetit kombëtar dhe ishte mbështetës i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit. Pas shqetësimeve se Qeveria e krahut të djathtët e Melonit do të tërhiqet nga mbështetja e Ukrainës, kryeministrja e re italiane është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarë të koalicionit qeverisës./REL

joe biden giorgia meloni

Sondazh

Poll