Bota

Kandidat i parë për udhëheqjen e Partisë Konservatore, Rishi Sunak ‘fiton zemrën’ e 120 deputetëve

Duket se Boris Johnson dhe Penny Mordant kanë kohë deri të hënën më 24 tetor.  Nëse dështojnë, atëherë Rishi Sunak do të shpallet automatikisht Kryeministër i ri i Britanisë. Në rast se Boris Johnson siguron mbështetjen e më shumë se 100 deputetëve, atëherë do të bëhet një votim me pjesëmarrjen e anëtarëve të partisë konservatore.

22 Tetor 2022, 17:45 Nga a.l
Kandidat i parë për udhëheqjen e Partisë Konservatore, Rishi
Rishi Sunak

ANGLI- Rishi Sunak po kryeson me vota si kandidat i parë për udhëheqjen e Partisë Konservatore. Deri më tani, preferencat e 188 prej 357 deputetëve janë regjistruar në Britani.

Sipas tyre, Rishi Sunak kishte siguruar mbështetjen e 127 deputetëve deri më tani, i ndjekur nga Boris Johnson me 57 deputetë dhe në fund Penny Mordant me 24 deputetë .

Duket se Boris Johnson dhe Penny Mordant kanë kohë deri të hënën më 24 tetor.  Nëse dështojnë, atëherë Rishi Sunak do të shpallet automatikisht Kryeministër i ri i Britanisë. Në rast se Boris Johnson siguron mbështetjen e më shumë se 100 deputetëve, atëherë do të bëhet një votim me pjesëmarrjen e anëtarëve të partisë konservatore.

Vetëm disa javë pasi u detyrua të jepte dorëheqjen, Boris Johnson u kthye sot në Britani nga një pushim në Karaibe me gruan e tij. Disa nga kolegët e tij konservatorë paralajmërojnë se kthimi i Johnson në Downing Street mund të shkaktojë kaos edhe më të madh politik në Britaninë e Madhe.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss ka dhënë dorëheqjen pas 44 ditë në postin e saj pas presioneve të shumta nga partia konservatore. Koha e saj në detyrë ishte mbizotëruar nga kaosi për shkak të mini-buxhetit që u njoftua nga ish-kancelari Kwasi Kwarteng muajin e kaluar. Një nga emrat që po qarkullojnë nga deputetët e partisë konservatore për të marrë postin e kryeministrit është ai i Boris Johnson. Anëtarët e partisë konservatore i referohen një liste emrash që po qarkullojnë për të zëvendësuar Truss në Downing Street./ Dosja.al 

rishi sunak britani e madhe

Sondazh

Poll