Politike

Rama nga Fieri: Po mendojmë të ndërtojmë fakultet të mjekësisë

Edi Rama theksoi se në vëmendje është ndërtimi i një Fakulteti të Mjekësisë dhe Infiermerisë në, po jo univeristet. 

22 Tetor 2022, 21:33 Nga k.m.
Rama nga Fieri: Po mendojmë të ndërtojmë fakultet të
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka folur para elektoratit të Partisë Socialiste në Fier. Të pranishëm kanë qenë edhe gjimanzistë të shkollave në atë qytet, të cilëve, Rama theksoi se në vëmendje është ndërtimi i një Fakulteti të Mjekësisë dhe Infiermerisë në, po jo univeristet. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Ne nuk kemi folur për të hapur univeritet në Fier por një fakultet, një degë për mjeksinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar Spitalin Memorial. Por hapja e një fakulteti nuk është si dikur kur hapeshin si kërpudha kur diplomoheshin dhe ngelnin me një diplomë në dorë. Ne po punojmë për këtë dhe po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e univesiteteve. Ne na duhen universitete të lidhura me botën me programe dhe diploma të përbashkëta në afatmesëm. Kur nxënësit tanë shkojnë në një universitet në Shqipëri të kenë mundësi të marirn programe europiane. Në këtë mënyrë duke shpenzuar më pak se jashtë, ta gjesh këtu një program dhe të marrësh një diplomë që ka vlerë. Pra një faktultet mjekësie por jo univeristet. Ai do të jetë fakultet ekselence i lidhur me spitalin memorial të Fierit,"-tha Rama.

edi rama edi rama ne fier

Sondazh

Poll