Politike

S'ka para për elektronikën në zgjedhje, KQZ kërkon 37 milionë euro, qeveria i jep vetëm 15

Qeveria ka parashikuar 15 mln euro për të përballuar kostot e zgjedhjeve të ardhshme vendore, një fond i pamjaftueshëm sipas KQZ për të futur votimin dhe numërimin elektronik në bashkitë e mëdha në vend.

22 Tetor 2022, 20:36 Nga k.m.
S'ka para për elektronikën në zgjedhje, KQZ kërkon 37
Foto ilustruese

TIRANË- Për zgjedhjet e ardhshme lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet që të 'punojë' me vetëm 15 milionë euro, as gjysma e shumës që kërkuan. Qeveria ka parashikuar 15 mln euro për të përballuar kostot e zgjedhjeve të ardhshme vendore, një fond i pamjaftueshëm sipas KQZ për të futur votimin dhe numërimin elektronik në bashkitë e mëdha në vend.

"OraNews" bën me dije se në fakt KQZ ka kërkuar 37 milionë euro, por kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Financave, megjithatë duket se ka edhe njhë tjetër mundësi për të marrë paratë që duhen nga buxheti. Qeveria i ka thënë jo votimit elektronik edhe në 7 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke e lënë pezull çështjen e teknologjisë në zgjedhje.

S'ka para për elektronikën në zgjedhje, KQZ kërkon 37
Dokumenti

Por, sipas burimeve nga KQZ, 15 mln euro nuk i japin mundësi këtij institucioni që të parashikojë votime elektronike në asnjë bashki, pasi paratë e vendosura në dispozicion janë të pamjaftueshme ndaj dhe Ilirjan Celibashi do të duhet që të kërkohjë edhe njëherë paratë, e të bindë socialistët që të vendosin edhe në këto zgjedhje votimin elektronik. 

Ndryshe deri më tani me fondin e caktuar për vitin që vjen, do të mund të përballohet vetëm një proces tradicional, votim dhe numërim me fletë, pasi shpenzimet e shtuara për mirëmbajtjen e pajisjeve të identifikimit elektronik, kamerat e vendosura në çdo qendër votimi, materialet zgjedhore dhe paga për administratën janë gjithçka që 15 mln euro mund të mbulojnë. 

qeveria komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll