Aktualitet

Pas ndezjes së qirinjve në shkallët e Kryeministrisë, mbyllet protesta për Lear Kurtin

Ata fillimisht u mblodhën para ministrisë së Brendshme ku dhe bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi. Ata më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku në shenjë homazhi ndezën dhe qirinj në shkallët e selisë së qeverisë. Protesta u mbyll paqësisht pasi nuk u shënua asnjë incident.

21 Tetor 2022, 21:08 Nga e.k
Pas ndezjes së qirinjve në shkallët e Kryeministrisë,
Pamje nga protesta

TIRANË- Mbyllet protesta e thirrur nga qytetarët për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Protesta nisi rreth orës 20:00 dhe për më shumë se një orë qytetarët bënë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Ata fillimisht u mblodhën para ministrisë së Brendshme ku dhe bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi. Ata më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku në shenjë homazhi ndezën dhe qirinj në shkallët e selisë së qeverisë. Protesta u mbyll paqësisht pasi nuk u shënua asnjë incident.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Sondazh

Poll