Aktualitet

Protesta për Learin/ Qytetarët ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë

Siç shihet edhe në foto të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë ndezur qirinj në shkallët e ekzekutivit

21 Tetor 2022, 20:55 Nga e.k
Protesta për Learin/ Qytetarët ndezin qirinj në shkallët e
Qytetarët ndezin qirirnj në shkallët e Kryeministrisë

TIRANË- Dhjetëra qyteatrë kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë në shenjë homazhi për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ata fillimisht u mblodhën para Ministrisë së Bredshme por më pas marshuan drejt selisë së qeverisë. 

Ata u mblodhën paqësisht ku bën dhe njëherë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Bredshëm Bledi Çuçi. Protestuesit i kërkuan kryeministrit Rama që të mbajë përgjegjegjësi për ngjarjen.

Protesta për Learin/ Qytetarët ndezin qirinj në shkallët e
Qytetarët ndezin qirirnj në shkallët e Kryeministrisë

Siç shihet edhe në foto të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë ndezur qirinj në shkallët e ekzekutivit. Më pas marshimi është mbyllur paqësisht dhe nuk u shënua asnjë incident.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

protesta per lear kurtin

Sondazh

Poll