Aktualitet

Autoriteti: Ndryshimet heqin "mburojën" për figurat e larta politike! Do bëhet deklasifikimi i plotë i të gjithë dokumenteve

Autoriteti shkruan se këto ndryshime do të bëjën të mundur deklasifikimin e plotë të dokumenteve si dhe do të heqin "mburojën" për figurat e lartë politike.

21 Tetor 2022, 20:11 Nga e.k
Autoriteti: Ndryshimet heqin "mburojën" për figurat e larta
Autoriteti i Dosjeve

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas votimit të mbrëmshën në Kuvend të ndryshimeve në projektligjin për hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit. Sipas Autoritetit me anë të këtyre ndryshimeve do të bëhet deklasifikimi i plotë i të gjithë Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të parashikuara në ligjin 45/2015,

Autoriteti shkruan se këto ndryshime do të bëjën të mundur deklasifikimin e plotë të dokumenteve si dhe do të heqin "mburojën" për figurat e lartë politike.

POSTIMI I PLOTË:

Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta. 

autoriteti i dosjeve

Sondazh

Poll