Aktualitet

"Dil ku je fshehur", protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë: Jepi llogari nënës së Learit! Do vijë dita që do ndëshkohesh

Duke folur në protestë një qytetar paralajmëroi kryeministrin se ata nuk harrojnë dhe se do vijë dita kur do ndëshkohet.

21 Tetor 2022, 20:46 Nga e.k

"Dil ku je fshehur", protestuesit mbërrijnë para

TIRANË- Dhjetëra protestues kanë mbërritur para selisë së Kryeministrisë. Ata janë mbledhur paqësisht ku i kanë kërkuar kryeministrit që t'i japë shpjegime nënës së 32-vjeçarit, Lear Kurti. Duke folur në protestë një qytetar paralajmëroi kryeministrin se ata nuk harrojnë dhe se do vijë dita kur do ndëshkohet.

"Dil ku je fshehur", protestuesit mbërrijnë para

"Dil ku je fshehur dhe jepi llogari asaj nënë që kur të zgjohet në mëngjes nuk do e ndjejë më aromën e djalit të saj. Ne nuk do të harrojmë kurrë Edi Rama. Nuk jemi këtu për parti, do vijë dita që do ndëshkohesh.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

protesta per lear kurtin

Sondazh

Poll