Aktualitet

FOTO/ Ky është pronari i kompanisë që iu gjetën 500 mijë euro në autobus, ‘shkelës’ për të disatën herë, mbahej nën vëzhgim

Kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, “Buon Aventura” është kapur në shkelje të ligjit.

21 Tetor 2022, 18:12 Nga F.M
FOTO/ Ky është pronari i kompanisë që iu gjetën 500
Elidon Çela

DURRËS- Personi që po shikoni në foto është Elidon Çela, i riu që u vu në pranga në Portin e Durrësit pasi u kap në autobuzin me 500 mijë euro të padeklaruara. Paratë janë gjetur në tavanin e autobusit në impiantin e kondicionerit në mjet. Nuk dihet ende se në duart e kujt do të përfundonin këto para dhe se cili është burimi i tyre.

Kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, “Buon Aventura” është kapur në shkelje të ligjit. Edhe më herët kompania është futur nën hetim nga policia dhe janë zbuluar shumë parash, në sasi më të vogla, por të padeklaruara gjithashtu.

Për këtë arsye, kompania është mbajtur nën vëzhgim dhe gjatë kontrollit të sotëm u gjetën 6 qeset me euro.

elidon cela porti i durresit

Sondazh

Poll