Aktualitet

Situata me COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 20 qytetarë të infektuar gjatë 24 orëve

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 2 pacientë.

21 Tetor 2022, 17:56 Nga k.m.
Situata me COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 20 qytetarë të
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 qytetarë të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë që nga 596 testime të kryera në 24 orët e fundit, ka të infektuar por nuk ka asnjë jetë të humbur. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 2 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 qytetarë të infektuar me COVID-19 nga 596 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor në vendin tonë nuk janë shënuar viktima nga COVID-19. Rastet e reja janë konfirmuar 6 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Skrapar, nga 2 qytetarë në Lezhë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër. Janë 244 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,757 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 596

Testime totale 1,992,893
Raste pozitive 331,593
Raste të shëruara 327,757
Raste Aktive 244
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 173
Fier 19
Vlorë 13
Berat 10
Gjirokastër 7

Shkodër 6
Elbasan 6
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2

pandemia e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll