Aktualitet

VIDEO/ S'kishte vendosur rripin, polici dhunon shoferin në Pogradec, pezullohet nga detyra

Siç duket edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, efektivi i policisë së qarkullimit rrugor ka goditur një drejtues mjeti, për arsye që ende nuk dihen.

21 Tetor 2022, 19:21 Nga k.m.
VIDEO/ S'kishte vendosur rripin, polici dhunon shoferin në Pogradec,
Pamjet nga dhunimi i qytetarëve

POGRADEC- Pezullohet nga detyra një efektiv i Policisë së Shtetit në Pogradec, i cili ka qëlluar një qytetar. Siç duket edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, efektivi i policisë së qarkullimit rrugor ka goditur një drejtues mjeti, për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që mësohet se aktualisht polici, i paidentifikuar është pezulluar menjëherë nga puna me urdhër të drejtorit Rrumbullaku.

Sipas burimeve të deritanishme, raporotohet se shoferi ka qenë pa rrip sigurimi dhe nuk jepte dokumentet për verifikim. E pikërisht në këto momente ka pasur një debat që ka përfunduar në dhunimin e qytetarit. Dosja dhe pamjet filmike janë dërguar në Prokurorinë dhe AMP po ashtu po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

pogradec policia dhunon qytetarin ne pogradec

Sondazh

Poll