Politike

Thellohet skandali me Gjonajn, Macron pagoi 200 euro nata në G20, edhe Erdogan hoqi dorë nga luksi… (SHIFRAT)

25 Gusht 2019, 11:40 Nga DOSJA
Thellohet skandali me Gjonajn, Macron pagoi 200 euro nata në G20, edhe

TIRANË- Rëndohet edhe më skandali me shpenzimet e luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ministrja shpenzoi 700 euro për një natë në një hotel, ndërkohë që shifrat ishin të kripura edhe për hotelet e tjera ku ajo është akomoduar përgjatë një viti. Por çfarë ndodh në botën e civilizuar? Andej nga shqiptarët i kanë sytë, në Evropë?

Dosja.al bëri një vëzhgim të thjeshtë për të parë, se sa paguajnë liderët e tjerë botërorë, me shpresën se ndoshta media në Shqipëri ka gabuar…

Por, u suprizuam. Sipas gazetës britanike “Express”, në samitin e G20 në Hamburg në vitin 2017, presidenti francez, Emmanuel Macron ka shpenzuar 200 euro nata për të qëndruar në hotel. Edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, i cili njihet për jetën e tij luksoze, qëndroi në një hotel ku pagoi 250 euro nata.  Më e shtrenjta ishte kryeministrja britanike, Theresa May, që qëndroi në një hotel me çmim 450 euro nata.

Të gjithë këta liderë të vendeve më të fuqishme të botës, kanë zgjedhur pagesa modeste për një nga samitet më të rëndësishme të dekadës. Por, e kundërta ka ndodhur me qeveritarët tanë. Ministrja Gjonaj, e vetme ka paguar 700 euro nata për të qëndruar në hotel. Asnjë reagim nga Gjonaj, ndërsa stafi i saj i komunikimit, refuzon të komentojë. I vetmi reagim ka qenë ai i kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një lajm të gabuar, por pa e përgënjeshtruar shifrën e bërë publike në medie.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike emmanuel macron shpenzimet e luksit theresa may udhetimet e luksit te gjonajt emmanuel macron shpenzimet e luksit theresa may udhetimet e luksit te gjonajt

Sondazh

Poll