Aktualitet

Xhaçka në Maqedoni, shoqërohet në vizitat zyrtare nga imitimi kinez i flamurit shqiptar (Foto)

25 Shkurt 2019, 17:02 Nga DOSJA
Xhaçka në Maqedoni, shoqërohet në vizitat zyrtare nga

MAQEDONI– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku edhe ka takuar homologen e saj Radmilla Sheqerinska; kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferri. (Lexo këtu)

Ajo që bie në sy gjatë takimeve dhe fotove të shpërndara nga vetë Xhaçka në rrjetet e saj sociale është fakti që flamuri ynë kombëtar është falso.

Kjo dallohet qartë pasi struktura e “barkut” të shqiponjës është ndryshe; koka dhe gjuha janë të bashkuara; ktherat janë shumë herë më të fryra; madje dhe bishti ka tjetër formë.

Flamuri shqiptar falso pati një përhapje të madhe në Shqipëri dhe jo vetëm, në vitin kur vendi ynë festoi 100 vjetorin e Pavarësisë. Që prej atij viti, shpesh herë në vizita të zyrtarëve shqiptarë jashtë vendit, ndodh që të vendoset flamuri i gabuar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamuri shqiptar fals olta xhacka olta xhacka në maqedoni flamuri shqiptar fals olta xhacka olta xhacka në maqedoni

Sondazh

Poll