Politike

VD/ "Dolën gjetje muresh por u sistemuan", Zhupa denoncon Kumbaron: Shkatërroi trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

Në bisedë e sipër Kumbaroi i thotë kryeministrit se punimet janë vonuar pak pasi në rrënoja janë gjetur gjetje muresh antike por që sipas saj u sistemuan pastaj. Zhuipa akuzon ministret dhe kryeministrin se kanë shkatërruan trashëgiminë kultorore.

21 Tetor 2022, 16:16 Nga e.k
VD/ "Dolën gjetje muresh por u sistemuan", Zhupa denoncon
Edi Rama, Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denocuar ditën e sotme punimet që janë kryer për parkimin nëntokësor në sheshin "Çerçiz Topulli" në Gjirokastër. Zhupa ka publikuar një video ku duket Rama në bisedë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe atë të Kultures Elva Margariti. 

Në bisedë e sipër Kumbaroi i thotë kryeministrit se punimet janë vonuar pak pasi në rrënoja janë gjetur gjetje muresh antike por që sipas saj u sistemuan pastaj. Zhuipa akuzon ministret dhe kryeministrin se kanë shkatërruan trashëgiminë kultorore.

"Dolën gjetje, gjetje muresh por u sistemuan pastaj", thotë Kumbaro në video.

"Dolën gjetje muresh poshtë po u sistemuan?!! Deklarata shokuese e Mirela Kumbaros teksa i prezanton Rames parkimin nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër. Gjetje muresh si mund te sistemohen në parkim nentokesor? Kanë shkaterruar perseri haptazi trashegimi kulturore te nje qyteti te mbrojtur PASURI UNESCO sic eshte Gjirokastra", shkruan Zhupa në Facebook.

POSTIMI I INA ZHUPËS:

ina zhupa partia demokratike edi rama mirela kumbaro

Sondazh

Poll