Aktualitet

Vdekja e 32-vjeçarit/ Ish-drejtori i Policisë bën deklaratën e fortë: Ambulanca mbërriti por nuk e mori të riun

Burgaj tha se ka informacione nga burime të brendshme se ambulanca pasi është njoftuar nga patrulla ka mbërritur shpejt por nuk e ka shoqëruar të riun në spital me arsyetimin se kjo nuk është detyrë e tyre.

20 Tetor 2022, 23:00 Nga e.k
Vdekja e 32-vjeçarit/ Ish-drejtori i Policisë bën
Hysni Burgaj dhe Sonila Meço

TIRANË- Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti mesnatën e sotme në ambientet e Komisariatit nr.3 në kryeqytet. Burgaj tha se ka informacione nga burime të brendshme se ambulanca pasi është njoftuar nga patrulla ka mbërritur shpejt por nuk e ka shoqëruar të riun në spital me arsyetimin se kjo nuk është detyrë e tyre. 

Deklaratën e bëri i ftuar në emision "Taks Force" në Syri Tv. Burgaj tha se informacionin ja ka dhënë një efektiv policie por shtoi se mund të mos jetë i saktë si inormacion. Ish-numri një i Policsë së Shtetit u shpreh se i riu nuk duhet të ishte dërguar në Komisariat në atë gjendje pasi sipas tij ai është ndjerë keq që në momentin e parë të arrestimit.

Hysni Burgaj: Kam informacione nga burime Policore që në momentin e kapjes së këtij personi, nuk është ndjerëë mirë. Patrulla ka kërkuar urgjencën. Sipas informacioneve që më kanë dhënë punënojësit e Policisë. Kjo është më e rënda që nuk e kanë marrë dhe shoqëruar në spital që fatmirësisht ndodhej shumë afër. Më pas vijnë veprimet e tjera të Policisë. Policia duhet t'i jepte ndihmën e parë. Ambulanca ka ardhur shpejt dhe nuk e ka marrë. Nuk është detyra jonë të merremi me këto. Unë e kam si informacion nga një punonjës policie. Mund edhe të mos jetë e saktë por unë e kam si informacion. Atëhere kur nuk e ka marrë ambulanca atëherë mund të jetë një urdhër për ta shoqëruar në Komisariat. Problemi qëndron se në Komisariatin e Policisë njerëz të tillë nuk mund të mbahen. Mesa kam informacion i riu ka qenë në lokal, ka kamera sigurie, kjo mund të vëertetojë nëse ka ardh apo jo ambulanca.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.  Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.

Sondazh

Poll