Aktualitet

Lear Kurti vdiq në duart e efektivëve, Artan Hoxha: Policët prishën skenën e krimit, e zhvendosën në spital

Hoxha hodhi akuza ndaj efektivëve për të cilët tha se kanë prishur skenën e krimit duke e zhvendosur në spital. Gazetari shtoi se kjo është një çështje që kërkon hetim dhe se për autopsinë duhet të ishte ngritur një grup mjekësh.

20 Tetor 2022, 21:57 Nga F.M
Lear Kurti vdiq në duart e efektivëve, Artan Hoxha: Policët
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se 32-vjeçari Lear Kurti ka vdekur në duart e punonjësve të Policisë. Hoxha hodhi akuza ndaj efektivëve për të cilët tha se kanë prishur skenën e krimit duke e zhvendosur në spital. Gazetari shtoi se kjo është një çështje që kërkon hetim dhe se për autopsinë duhet të ishte ngritur një grup mjekësh.

Artan Hoxha: Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person? Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu? Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta. Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca. Policia thotë e kemi çuar vetë. Kanë prishur skenën e krimit. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur. Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim. Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë

artan hoxha

Sondazh

Poll