Aktualitet

Rikthim vizash për Shqipërinë? Ministria çeke: Opsion për të reduktuar emigrantët e paligjshëm, por nuk po shqyrtohet

Ministria e Jashtme e Çekisë shprehet se ky opsion ka për qëllim për të parandaluar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm. Por në përgjigje thuhet se momentalisht nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë.

20 Tetor 2022, 21:17 Nga F.M
Rikthim vizash për Shqipërinë? Ministria çeke: Opsion
Ministria e Jashtme e Çekisë

TIRANË- Ministria e Jashtme e Çekisë ka deklaruar se opsioni për bisedimet në lidhje me pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor është bërë për të reduktuar emigrantët e paligjshëm. Në një përgjigje drejtuar gazetarit Thimi Samarxhiu në “Zona Zero” në Top News, Ministria e Jashtme e Çekisë shprehet se ky opsion ka për qëllim për të parandaluar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm. Por në përgjigje thuhet se momentalisht nuk është duke u shqyrtuar kjo kërkesë.

“Vendosja e regjimit të vizave për Serbinë dhe Shqipërinë është një opsion për të parandaluar rritjen e të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Megjithatë ky opsion nuk është duke u diskutuar momentalisht”- ka thënë Ministria e Jashtme e Çekisë.

Një ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar artikullin e publikuar nga gazeta "EUObserver" ku thuhej se Presidenca çeke ka diskutuar zyrtarisht mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Serbinë për shkak të fluksit të emigrantëve tunizianë, turq dhe kubanë.

Në një deklaratë për mediat, MPEj deklaroi se ky lajm është i pavërtetë dhe se deri më tani nuk ka asnjë bazë. MPEJ shton se nuk ka një dokument zyrtar nga vendet e BE dhe se lajmi është prodhuar për t'i 'prishur punë' Kosovës para vendimit për liberalizimin e vizave.

ministria e jashtme e Çekisë rikthimi i vizave presidenca ceke

Sondazh

Poll