Aktualitet

"Vrarë nga shteti", të rinjtë e FRPD në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Çuçi

Të rinjë në shenjë simbolike kanë ndezur qirnj në shkallët e ministrisë së Brendshme ku dhe kanë vendosur pankartat.

20 Tetor 2022, 22:17 Nga e.k
"Vrarë nga shteti", të rinjtë e FRPD në
Të rinjtë e FRPD duke ndezur qirinj

TIRANË- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) kanë zhvilluar sot një protestë të heshtur për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Kurti vdiq në ambientet e Komisariatit nr.3 në kryeqytet. Të rinjë në shenjë simbolike kanë ndezur qirnj në shkallët e ministrisë së Brendshme ku dhe kanë vendosur pankartat.

"Lear Kuiri vrarë nga shteti, dorëhiquni", shkruahej në disa pankarta.

Po ashtu të rinjtë kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera edhe më masive në ditët në vazhdim, pasi kjo ngjarje e përsëritur është bërë shume problematike dhe institucioni që është krijuar të mbrojë jetën e qytetarit, pabesit po bën të kundërtën e saj, duke e vrarë atë..

lear kurti

Sondazh

Poll