Aktualitet

Veliera e lashtë nga Katari mbërrin në portin e Durrësit, promovim për qytetarët dhe turistët (FOTO)

25 Gusht 2019, 11:27 Nga DOSJA
Veliera e lashtë nga Katari mbërrin në portin e Durrësit,

DURRËS- Veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar kreu ndalesën e tij në kalatën 5 të Portit të Durrësit, pasditen e së shtunës

Veliera “Fateh Al Khair 4”, ishte në dispozicion të qytetarëve për ta vizituar nga afër, ndërsa ka si qëllim promovimin e kampionatin botëror të Futbollit, Katar 2022

Me rastin e ardhjes së anijes në portin e Durrësit u organizua edhe një koncert, ku pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në vendin tonë.

Momente nga pritja e velierës në Durrës

Banorët e Durrësit dhe turistët e pranishëm në pritje, patën  mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku do të njihen me velierën, si dhe me kulturën detare të Katari

Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durresit veliera nga katari porti i durresit veliera nga katari

Sondazh

Poll