Bota

"Nuk duam të kemi asgjë me të", gruaja dhe djali i 53-vjeçarit grek të akuzuar për përdhunim shkëpusin kontaktet me të

Michos ka tentuar të kontaktojë me këta dy persona ose nëpërmjet avokatit të tij ose me telefonata nga telefoni i burgut. Megjithatë, këto thirrje kanë mbetur pa përgjigje pasi edhe ish-gruaja dhe djali i tij nuk duan më të kenë as më të voglën marrëdhënie dhe kontakt me të, duke e ndarë plotësisht qëndrimin dhe jetën e tyre nga e tija.

20 Tetor 2022, 14:54 Nga d.a.
"Nuk duam të kemi asgjë me të", gruaja dhe djali i
Ilias Michos

GREQI- Përpjekje për të kontaktuar ish-bashkëshorten dhe djalin e tij janë bërë nga Ilias Michos, i cili është lënë në masën e paraburgimit për rastin e përdhunimit të 12-vjeçares, e cila mbahet në burgjet e Grevenës.

Sipas Protothemës, Michos ka tentuar të kontaktojë me këta dy persona ose nëpërmjet avokatit të tij ose me telefonata nga telefoni i burgut. Megjithatë, këto thirrje kanë mbetur pa përgjigje pasi edhe ish-gruaja dhe djali i tij nuk duan më të kenë as më të voglën marrëdhënie dhe kontakt me të, duke e ndarë plotësisht qëndrimin dhe jetën e tyre nga e tija.

“Konfirmojmë se ka tentuar shumë herë të na kontaktojë dhe tani po telefonon nga burgu. Megjithatë, ne nuk dëshirojmë të kemi asnjë komunikim me të. Ne nuk duam të bëjmë asgjë me të. Siç u shtri, le të flejë."-deklaroi gruaja e tij.

Ndërkohë, Ilias Michos mësohet se është indinjuar nga deklaratat që i atribuohen teksa ndjek emisionet televizive dhe buletinet e lajmeve që i referohen rastit të tmerrshëm të përdhunimit të 12-vjeçares për të cilën është caktuar masa e paraburgimit.

Ilias Michos i arrestuar për përdhunimin e 12-vjeçares, mbahet në burgjet e Grevenës, pasi në këtë burg ka ndër të tjera, të pandehur për rastet e abuzimit seksual të të miturve.

Sipas STAR, pas karantinës së parashikuar në kuadër të masave për koronavirusin, Michos është dërguar në qeli të mërkurën (19/10). Me të do të jetë edhe 34-vjeçari Christos Papazoglo, i cili në vitin 2012 përdhunoi, torturoi dhe dogji të gjallë  34-vjeçaren Zoe Dalaklidou në bodrumin e pallatit të saj në Xanthi.
 Sipas të njëjtave informacione, pakistanezi që në vitin 2012 përdhunoi dhe plagosi rëndë  të riun Myrto në Paros, do të gjendet në të njëjtën qeli në periudhën e ardhshme.

ilias michos perdhunohet e mitura ne greqi

Sondazh

Poll