Bota

44 ditë në detyrë, Lizz Truss jep dorëheqjen si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

Liz Truss është kryeministrja më jetëshkurtër që ka pasur ndonjëherë Britania.

20 Tetor 2022, 14:36 Nga A.B
44 ditë në detyrë, Lizz Truss jep dorëheqjen si Kryeministre
Lizz Truss

BRITANI E MADHE- Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm gjashtë javësh në krye të Qeverisë. Ky lajm është bërë publike nga mediat britanike.

Koha e saj në detyrë ishte mbizotëruar nga kaosi për shkak të mini-buxhetit që u njoftua nga ish-kancelari Kwasi Kwarteng muajin e kaluar. Pavarësisht shkarkimit të Këarteng javën e kaluar dhe anulimit të pothuajse të gjitha shkurtimeve të pafinancuara të taksave që ishin propozuar, pozicioni i kryeministres kishte vazhduar të ishte nën presion.

Disa deputetë konservatorë bënë thirrje publikisht për dorëheqjen e saj, por shumë të tjerë kishin sugjeruar privatisht se koha e saj kishte mbaruar. Ndërsa rregullat e Partisë Konservatore parandalojnë një sfidë në 12 muajt e parë të mandatit të një lideri të ri, u raportua se një numër i konsiderueshëm deputetësh i kishin shkruar Sir Graham Brady, kryetar i komitetit të vitit 1922, për të bërë të qartë se kishin humbur besimin te kryeministri.

Truss tha se ajo i ka paraqitur dorëheqjen Mbretit dhe zgjedhjet e lidershipit do të zhvillohen brenda një jave.

Ky afat kohor e bën atë kryeministren me mandatin më të shkurtër të Britanisë.

dorehiqet liz truss liz truss

Sondazh

Poll