Bota

"Në ferr", përgjigja epike e ministrit estonez për fatin e Putin bëhet virale në rrjet

Në një intervistë për Deutche Welle, ai u pyet se nëse do të dvshironte ta shihte presidentin rus Putin në burg ku me përgjigjen e dhënë tregoi qartazi qëndrimin e tij.

20 Tetor 2022, 14:01 Nga d.a.
"Në ferr", përgjigja epike e ministrit estonez për
Urmas Reinsalu

ESTONI- Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu ka dhënë një përgjigje sa të sinqertë po dhe epike teksa u pyet për presidentin rus Vladimir Putin.

Në një intervistë për Deutche Welle, ai u pyet se nëse do të dvshironte ta shihte presidentin rus Putin në burg ku me përgjigjen e dhënë tregoi qartazi qëndrimin e tij.

"Në ferr"- ishte përgjigja e Reinsalut duke lënë të kuptohet se dënimi me nurg nuk është i mjaftueshëm për presidentin rus pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Video me përgjigjen e ministrit estonez është bërë virale në rrjet ku është shpërndarë masivisht dhe ka marrë mijëra klikime.

Estonia ashtu si dhe vendet e tjera baltike ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë si dhe i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE dhe SHBA dhe ka ofruar mbështetjen e saj për ukrainasit.

urmas reinsalu vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll