Bota

Escobar i kërkoi shtyrjen me 10 muaj afatin për targat, qeveria e Kosovës shprehet se do të zbatojë ligjet

Kjo ishte një përgjigje përsa i takon kërkesës së bërë nga i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar, i cili gjatë vizitë së tij nç Kosovë u shpreh se ka kërkuar që të shtyhet ky afat për 10 muaj.

20 Tetor 2022, 14:26 Nga d.a.
Escobar i kërkoi shtyrjen me 10 muaj afatin për targat, qeveria e
Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës, me anë të zëdhënësit të saj Përparim Kryeziu është shprehur se e ka për detyrë që të zbatojë ligjin, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare për çështjen e shtyrjes së mundshme të vendimit për riregjistrimin e automjeteve në RKS.

Kjo ishte një përgjigje përsa i takon kërkesës së bërë nga i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar, i cili gjatë vizitë së tij nç Kosovë u shpreh se ka kërkuar që të shtyhet ky afat për 10 muaj.

Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot. Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Esbobar pas takimeve të zhvilluara me krerët e shtetit në Kosovë është shprehur se kërkesën për shtyrje e kanë bërë të gjithë shtetet e Quintit, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

“Ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar në Kanal 10.

Escobar shtoi se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por se kjo duhet të bëhet në një formë paqësore dhe që nuk i ngre tensionet e që nuk i shpërqendron nga disa gjëra të tjera.

 

reciprociteti i kosoves me serbine përparim kryeziu gabriel escobar ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll